Në fshatin Voskop, pamjet flasin vetë. Qepët e hedhura në anë të lumit nga fermerët dëshmojnë mundin e një viti që shkon dëm. Prodhimi i vitit të kaluar ka qenë i bollshëm, por tregu ka munguar.
Edhe në rastet e kërkesës nga tregtarët, çmimi ka rënë në nivele që nuk mbulojnë as kostot për farën, plehun dhe as punën e fermerëve.
Për shumë prej tyre, mbajtja e qepës kushton më shumë sesa hedhja e saj, por teksa bëhen gati për prodhimin e ri, ky sezon shënon edhe fundin e shpresës për prodhimin e sezonit të kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që fermerët në Korçë përballen me të njëjtën situata. Ata thonë se çdo vit prodhim ka, por treg jo. Dhe në mungesë zgjidhjeje, lumi bëhet vendi i fundit për produktin e tyre.
Top Channel