Festivali i Filmit Kanë 2026, zbulohet juria me emra të mëdhenj të kinemasë botërore
Pasi Donald Trump deklaroi ditën e djeshme se SHBA-të kishin “qëlluar” shtatë “anije të shpejta” iraniane, ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi reagoi me një paralajmërim në platformën X.
“Ngjarjet në Hormuz e bëjnë të qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për një krizë politike”, shkroi ai.
“Ndërsa bisedimet po përparojnë me përpjekjet bujare të Pakistanit, SHBA-të duhet të jenë të kujdesshme që të mos tërhiqen sërish në një moçal nga faktorë dashakeqës.
Po ashtu, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të tregojnë kujdes. Operacioni Liria është një projekt bllokimi”, u shpreh ai.
“Operacioni Liria” është emri i planit ushtarak amerikan për të shoqëruar anijet tregtare të bllokuara jashtë Ngushticës së Hormuzit.
Top Channel