Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.0 godet Filipinet, epiqendra 4 kilometra në lindje të Sulatit
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles Kristina Joksimovic, një rast që ka tronditur opinionin publik në Zvicër.
Krimi i rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2022 në Binningen, pranë Bazelit, pas një konflikti të ashpër mes çiftit për çështje si divorci, kujdestaria e fëmijëve dhe problemet financiare. Viktima, 38 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, ishte finaliste e konkursit “Miss Zvicra”.
Sipas hetimeve, ajo u mbyt nga bashkëshorti i saj gjatë një grindjeje. Më pas, autori dyshohet se ka copëtuar trupin me mjete të mprehta dhe pajisje kopshtarie, në përpjekje për të fshehur krimin. Dokumentet gjyqësore përshkruajnë një akt veçanërisht brutal, ku pjesë të trupit janë dëmtuar rëndë dhe janë përdorur metoda ekstreme për zhdukjen e provave.

Raportet mjeko-ligjore hedhin poshtë pretendimin e të pandehurit për vetëmbrojtje, ndërsa hetuesit kanë theksuar “mungesë empatie dhe ftohtësi” në sjelljen e tij pas krimit. Sipas tyre, ka gjithashtu indikacione për probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja është cilësuar si një nga krimet më tronditëse në Zvicër vitet e fundit, ndërsa dëshmitë nga të njohurit e çiftit flasin për një marrëdhënie të tensionuar dhe episode të mëparshme dhune.
Ish-Miss Zvicra, Christa Rigozzi, reagoi e tronditur për ngjarjen, duke e përshkruar viktimën si një grua “të bukur dhe zemërmirë”, ndërsa mendimet e saj shkuan për dy vajzat e saj.
Mbetjet e viktimës u zbuluan në banesë nga familjarët, ndërsa në vendngjarje u gjetën edhe mjetet që dyshohet se u përdorën pas krimit. Çështja vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së drejtësisë zvicerane, ndërsa zhvillimet e reja pritet të ndikojnë në vendimin përfundimtar.
Top Channel