Live/ Rriten tensionet SHBA-Iran, amerikanët fundosin 6 anije iraniane. Teherani bombardon Emiratet, Trump kërcënon
Një aeroplan i vogël është përplasur me një ndërtesë në qytetin Belo Horizonte të Brazilit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave, sipas autoriteteve lokale.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, në bord ndodheshin pesë persona në momentin e incidentit. Avioni u përplas fillimisht me një ndërtesë trekatëshe dhe më pas ra në parkingun e një kompleksi banimi.
Banorë të zonës thanë se aeroplani po fluturonte në një lartësi shumë të ulët dhe se para përplasjes ishte dëgjuar një zhurmë e fortë. Disa dëshmitarë pretendojnë se piloti mund të ketë tentuar të shmangte një ndërtesë shkolle pranë zonës së ngjarjes, por përfundoi duke u përplasur me një pallat.
Autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.
WATCH: Small plane crashes into building in Belo Horizonte, Brazilpic.twitter.com/XLXBLoNraU
— BNO News Live (@BNODesk) May 4, 2026
Top Channel