Trump njoftoi tarifa prej 25% për automjetet e BE-së, industria gjermane paralajmëron goditje miliarda euro
Vendet evropiane kanë “marrë mesazhin” nga Presidenti i Donald Trump dhe po sigurohen që marrëveshjet për përdorimin e bazave ushtarake të zbatohen, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.
Trump ka akuzuar disa vende të NATO-s se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbështetur Shtetet e Bashkuara në luftën në Iran. Në një shenjë të mëtejshme të pakënaqësisë së tij me aleatët evropianë, Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten plane për të tërhequr 5,000 trupa nga Gjermania.
“Po, pati njëfarë zhgënjimi nga ana e SHBA-së, por evropianët dëgjuan”, u tha Rutte gazetarëve në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Armeni.
“Ata tani po sigurohen që të gjitha marrëveshjet dypalëshe mbi bazat të zbatohen”, tha ai.
Spanja, një anëtare e NATO-s, ka thënë se bazat ushtarake në territorin e saj nuk mund të përdoren për luftë me Iranin. Por Rutte tha se vendet e tjera të NATO-s, përfshirë Malin e Zi, Kroacinë, Rumaninë, Portugalinë, Greqinë, Italinë, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, po u përgjigjen kërkesave për përdorimin e bazave dhe mbështetjes tjetër logjistike.
Rutte tha gjithashtu se “gjithnjë e më shumë” vende evropiane po parapozicionojnë asete, të tilla si anijet pastruese të minave, pranë Gjirit, për të qenë gati për një “fazë tjetër”.
Disa vende evropiane kanë thënë se janë të gatshme të marrin pjesë në një mision për të siguruar lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit pasi të mbarojë lufta.
Top Channel