Frikë për shpërthimin e rezervuarit me kimikate të rrezikshme në Kaliforninë Jugore, lëshohet urdhër evakuimi për mijëra banorë
Irani ka paralajmëruar se do të ndërmarrë sulme ndaj forcave amerikane nëse ato përpiqen të hyjnë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës.
Deklarata vjen pas njoftimit të Donald Trump për një operacion që synon të sigurojë kalimin e anijeve në këtë zonë strategjike.
Sipas gjeneralit Ali Abdollahi, çdo forcë e armatosur e huaj që afrohet apo hyn në ngushticë do të konsiderohet objektiv, “veçanërisht ushtria agresive amerikane”. Ai theksoi se Irani e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e forcave të tij dhe çdo kalim duhet të koordinohet me autoritetet iraniane.
Nga ana tjetër, ushtria amerikane ka bërë të ditur se operacioni i saj do të mbështetet nga një forcë e konsiderueshme, përfshirë shkatërrues me raketa të drejtuara, mbi 100 avionë luftarakë dhe rreth 15 mijë trupa në terren.
Operacioni, i quajtur “Projekti Liri”, synon të garantojë lirinë e lundrimit në këtë korridor kyç detar.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë nevralgjike për tregtinë globale të energjisë dhe çdo përshkallëzim në zonë mund të ketë pasoja të gjera ndërkombëtare.
Top Channel