Shpërthim në Moskë pranë Kremlinit/ Konfirmohet sulm me dron, rrëzohen edhe dy mjete të tjera fluturuese

04/05/2026 07:18

Kambanat e alarmit ranë herët në mëngjesin e 4 majit në Moska, pasi një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në një zonë banimi pranë Kremlini. Sipas raportimeve nga mediat lokale dhe kanalet në Telegram, incidenti ndodhi në rrugën Mosfilmovskaya, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Fillimisht nuk pati konfirmim zyrtar, por dëshmitarët raportuan se shpërthimi u ndje në një distancë të konsiderueshme. Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregonin dëme në një pallat apartamentesh, të shkaktuara dyshohet nga një dron.

Disa orë më vonë, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, konfirmoi se bëhej fjalë për një sulm me dron. “Sipas informacioneve paraprake, një dron goditi një ndërtesë pranë Rrugës Mosfilmovskaya. Nuk ka viktima. Shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje”, deklaroi ai.
Sipas të dhënave, vendi i shpërthimit ndodhet rreth gjashtë kilometra larg Kremlinit, çka ka rritur shqetësimet për sigurinë në zemër të kryeqytetit rus.
Ndërkohë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, Sobyanin njoftoi se dy dronë të tjerë që po i afroheshin Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, pa shkaktuar dëme apo viktima.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit, ndërsa ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Top Channel