“Realiteti është përkeqësuar”/ Qytetarët iranianë ende të frikësuar nga regjimi në vend: Pushteti i Gardës Revolucionare Islamike është forcuar
Tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 38 të tjerë janë plagosur pasi një makinë e madhe u përplas me një turmë njerëzish gjatë një aktiviteti në Popayán, në jug të Kolumbia, sipas autoriteteve lokale.
Sipas policisë, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt mekanik, konkretisht dështimi i frenave. Automjeti thuhet se përshpejtoi papritur, theu një barrierë sigurie dhe u përplas me turmën e pranishme, përpara se të ndalej pasi goditi një shtyllë elektrike.
Pamjet video të publikuara nga vendngjarja tregojnë njerëz që vrapojnë në panik ndërsa kamioni kalon përmes turmës, duke shkaktuar kaos dhe lëndime të shumta.
Autoritetet konfirmuan se mes viktimave është edhe një vajzë 10-vjeçare, e cila humbi jetën në vendngjarje. Të plagosurit janë transportuar në spitale të zonës për trajtim mjekësor.
Komandanti i policisë në Popayán, Kolonel Julián Castañeda, deklaroi për mediat se të gjitha të dhënat paraprake tregojnë për një problem teknik.
“Automjeti përshpejtoi dhe nuk mundi të frenonte. Shoferi ndodhet në gjendje të qëndrueshme,” tha ai.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë, Juan Carlos Muñoz Bravo, premtoi një hetim të plotë mbi ngjarjen:
“Këto ngjarje, të cilat nuk duhej të kishin ndodhur kurrë, do të sqarohen me përgjegjësi dhe transparencë të plotë.”
Top Channel