Dy raketa godasin ishullin Qeshm/ Përçarje në administratën Trump për luftën në Iran: Vance kërkon marrëveshje, ushtria pret urdhrin për sulme të reja 07/11 07:46
Dy persona kanë humbur jetën pasi një makinë përplasi një turmë në qytetin lindor gjerman të Leipzig-it të hënën pasdite, njoftoi kryebashkiaku Burkhard Jung.
Sipas Jung, autori i dyshuar u arrestua, ndërsa motivi i ngjarjes nuk është i qartë për autoritetet.
Policia konfirmoi se makina goditi disa persona në zonën qendrore të “Grimmaische Straße” para se të largohej. Më vonë, shoferi u arrestua dhe aktualisht “nuk paraqet rrezik të mëtejshëm”, sipas raportimeve zyrtare.
Rreth orës 17:35, Radio Leipzig raportoi se policia deklaroi se rreziku ka kaluar dhe zona rreth sheshit ishte bllokuar për siguri.
Top Channel