Paul Pogba kthehet në fushë, por kritikat nuk e kursejnë: Nuk mund të luajë më në Ligue 1
Vetëm pak minuta pas zyrtarizimit të largimit të Edlir Tetovës nga Egnatia, një tjetër zhvillim i rëndësishëm vjen nga Durrësi.
Teuta ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Enkeljed Dobi, i cili ka paraqitur dorëheqjen dhe nuk do të jetë më në krye të skuadrës.
Në komunikatën zyrtare, klubi falënderon Dobin për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në drejtimin e ekipit, ndërsa për dy ndeshjet e mbetura pankina do t’i besohet zëvendëstrajnerit Hodo.
Lëvizjet e njëpasnjëshme kanë ndezur menjëherë spekulimet për një marrëveshje të mundshme mes Teutës dhe Edlir Tetovës për sezonin e ardhshëm.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se trajneri, i sapo ndarë nga Egnatia, ka arritur një akord paraprak me durrsakët, të cilët duket se po përgatisin terrenin për një ndryshim në pankinë.
Top Channel