Premier League/ Manchester United fiton klasiken me Liverpool, përforcon vendin e tretë
Sir Alex Ferguson është dërguar në spital pasi nuk u ndje mirë në stadiumin “Old Trafford”, të dielën pasdite. Ish-trajneri i Manchester United ndodhej në stadium përpara përballjes së madhe të “Djajve të Kuq” kundër Liverpool-it në Premier League.
84-vjeçari u transportua në spital si masë paraprake dhe, siç mësohet, gjendja e tij nuk besohet të jetë serioze. Raportohet se ai është dërguar në spital më shumë se një orë përpara fillimit të ndeshjes. Sfidë mes Manchester United dhe Liverpool starton të dielën në orën 16:30 (me orën lokale).
Kjo ndeshje vë përballë vendin e tretë me të katërtin, ndërsa skuadra e Michael Carrick kërkon të konsolidojë pozicionin e saj në tre të parët e klasifikimit. “Djajve të Kuq” mund të thellojnë diferencën në gjashtë pikë ndaj skuadrës së Arne Slot me një fitore, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje pas kësaj përballjeje. Një fitore gjithashtu do të rriste shpresat e Michael Carrick për ta marrë detyrën e trajnerit në mënyrë të përhershme.
Rekordi i Fergusonit Që nga tërheqja e tij më shumë se një dekadë më parë, ish-shefi i “Djajve të Kuq” ka qenë një spektator i rregullt si në ndeshjet si vendas, ashtu edhe në ato jashtë fushe.
Top Channel