Nata e tretë e çeljes së sezonit turistik në Himarë, spektakël me qindra dronë në qiell

03/05/2026 22:49

Në natën e tretë të çeljes së sezonit turistik në Himarë, atmosfera në sheshin e Potamit arriti kulmin, duke mbledhur qindra turistë vendas dhe të huaj në një mbrëmje të mbushur me muzikë dhe spektakël.

Kulmi i eventit është performanca e këngëtarit grek Konstantinos Argiros, i cili elektrizoi publikun me hitet e tij më të njohura. Ndërkohë që koncerti para se te niste, qielli mbi Himarë u ndriçua nga një shfaqje mbresëlënëse me qindra dronë, duke krijuar figura dhe efekte vizuale shumë të bukura për të pranishmit.

Eventi treditor i organizuar për hapjen e sezonit turistik kulmoi pikërisht në këtë natë finale, ku ndërthurja e muzikës live me teknologjinë moderne solli një eksperiencë unike për spektatorët  .

Koncerti i Konstantinos Argiros vazhdon të shoqërohet nga entuziazmi i madh i publikut, ndërsa Himara konfirmohet si një nga destinacionet më tërheqëse të jugut për sezonin veror.

Top Channel