Këtë të dielë janë dhënë verdiktet e fundit në futbollin shqiptar teksa janë përcaktuar ciftet e playoffit dhe playoutit për Superioren dhe kategorinë e Parë.

Këtë të dielë janë zhvilluar ndeshjet e fundit të Kategorisë së Parë ku përveçse skuadrave të rëna që janë Lushnja dhe Apolonia, u mësuan skuadrat që do të luajnë në playoff dhe bëhet fjalë për Pogradecin Kastriotin, Ilirinë dhe Besën. Këto 4 skuadra janë ndarë në çifte të cilat janë kështu: Pogradeci – Kastrioti dhe Iliria – Besa. Fitueset e këtyre dy çifteve do të përballen mes tyre dhe skuadra që do të triumfojë do të luajë me skuadrën e vendit të 8 në Kategorinë Superiore për vendin në elitën e futbollit shqiptar.

Përsa i përket qëndrimit në Kategorinë e Parë, Kukësi dhe Luftëtari do të luajnë në playoutin me skuadrat që kanë dalë nga playoffi i Kategorisë së Dytë që në këtë rast janë Sopoti dhe Bylis B të cilat kaluan pas serisë së penalltive respektivisht Shirokën dhe Butrintit. Çiftet që do të diskutojnë vendin për në Kategorinë e Parë janë Luftëtari-Sopoti dhe Kukësi-Bylis B.

Çiftet playoff për Kategorinw Superiore

Pogradeci-Kastrioti

Iliria-Besa

Çiftet playout në Kategorinë e Parë

Kukësi-Bylis B

Luftëtari-Sopoti

Top Channel