Hetimet mbi arbitrat; Rocchi në telefon me Gervasonin: Ata nuk duan të shohin atë arbitër
Inter është tashmë një hap larg titullit të 21 kampion të Italisë. Skuadra e Cristian Chivu mund të sigurojë matematikisht titullin në San Siro edhe me një barazim në ndeshjen ndaj Parmes.
Duke marrëparasysh të gjithë skenarët, Inter mund të festonte këtë titull edhe pa zbritur në fushën e lojës nëse Napoli do të kishte humbur ne Como dhe nëse Milan nuk do të fitonte ndaj Sassuolos.
Kushti i pare ra, kështu që duhet pritur ndeshja mes Interit dhe Parmës; duke pare barazimin 0-0 në sfidën mes Comos dhe Napolit, Interit do t’i mjaftojë 1 pikë për të festuar titullin e këtij sezoni në mënyre matematike.
Në ketë pikë, diferenca me kundërshtarët edhe në rast suksesi të Milanit ndaj Sassuolos do të jetë e tillë që nuk do të mund të përmbyset dhe kështu në Milano do të nisë festa.
Top Channel