Aksidenti tragjik në Durrës/ Fëmijët po luanin në trotuar, makina me shpejtësi të lartë i mori përpara, shoferi arratiset pas ngjarjes  

03/05/2026 15:15

Një tragjedi është shënuar sot në lagjen 15 të Durrësit, ku dy fëmijë janë përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fëmijët, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuarë duke luajtur, ndërsa në automjet tip Benz ML që lëvizte, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturit.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se sipas burimeve policore njëri prej tyre ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas. fëmija tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar, por është arrestuar më pas nga policia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

Top Channel