Formula 1/ Antonelli ‘e bën zakon’, fiton edhe në Kanada, Russel tërhiqet, Hamilton në podium
Andrea Kimi Antonelli fiton pole position në Çmimin e Madh të Miamit. Për pilotin italian ky pole position ishte historik pasi ishte i treti radhazi pas atyre në Shanghai dhe Suzuka duke regjistruar kohën 1 minutë 27 sekonda dhe 798 të mijtat.
Një arritje kjo e Antonellit që e vendos atë perkrah emrave legjendarë si Ayrton Senna dhe Michael Schumacher, edhe ata kanë marrë 3 pole positionet e tyre të para në 3 gara radhazi.
Përkrah kryesuesit aktual të boterorit në vijën e parë të garës do të jetë Max Verstappen me vetem 166 të mijtat më shumë se piloti i Mercedes. Pas tyre është Charles Leclerc në vendin e tretë me 345 të mijtat më shumë i ndjekur nga kampioni i botës, Lando Norris në vendin e katërt. Vetëm vija e trete e startit për George Russell me Mercedesin tjetër së bashku me Lewis Hamilton. Në vijën e katërt janë Oscar Pistri dhe Franco Colapinto. Dhjetëshja më e mirë plotësohet nga Pierre Gasly dhe Isack Hadjar të renditur ne vendin e 9 dhe te dhjetë.
Ndërkaq, Formula 1 konformoi afrimin e startit të garës se Miamit për në 13:00 me orën amerikane që është në orën 19:00 me orën evropiane për shkak të parashikimeve për një stuhi që pritet të pushtojë Miamin.
Top Channel