Pastrimi i plazheve para nisjes së sezonit turistik, po punohet për të hequr mbetjet urbane në Vilë Bashtovë

30/04/2026 15:27

Rreth 20 km vijë bregdetare në zonën e Rrogozhinës e Kavajës është pastruar totalisht nga mbetjet urbane dhe shkurret, falë një aksioni të nisur nga Prefektura e Tiranës.

Rreth 30 hektarë plazh publik pritet të vihet në dispozicion të pushuesve në fund të muajit maj. Prurjet e lumit Shkumbin e kishin shndërruar këtë zonë në një vendgrumbullimi mbetjesh urbane.

U desh angazhimi i qindra njerëzve dhe mjete për të arritur në këtë pamje. Për banorët e Vilë Bashtovës kthimi në plazh publik i kësaj hapësirë përkthehet në një shpresë ekonomike për të ardhmen.

Sistemimi i kësaj hapësire bregdetare e cila në 40%  të saj ishte e mbuluar me kallamishte dhe 60% mbetje urbane, do të vijojë me krehjen dhe sheshimin për ta bërë më në fund të aksesueshme.

Top Channel