Legjenda e klubit ende i papunë, Real Madrid përgatit rikthimin e Toni Kroos
Michael Jackson do të jetë trajneri i përkohshëm i Armando Brojës te skuadra e Burnley. Duket si një shaka, por është e vërtetë, Michael James Jackson është caktuar të drejtojë përkohësisht skuadrën për ndeshjet e mbetura të Premier League duke marrë vendin e Scott Parker.
Klubi i Burnley doli me një komunikatë për shtyp ku bëri të ditur zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale me Scott Parker pas rënies matematikisht të Burnley në Championship.
Michael Jackson në sezonin 2021/22 ka qenë trajner i skuadrës U23 dhe më pas në 2022/23 ka qenë bashkëpunëtor i Vincent Kompany.
Trajneri i komanduar i Burnley do të bëjë debutimin e tij në pankinë si trajner i parë në ndeshjen me Leeds, ndërkohë që klubi anglez tashmë ka nisur kërkimet për trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.
Top Channel