Në Argjentinë nuk kanë dyshime; Paulo Dybala do të veshë fanelën e Boca Juniors sezonin e ardhshëm. Sulmuesi argjentinas që është drejt skadencës së kontratës me Romën, sipas ESPN, ka arritur një marrëveshje me Boca Juniors.

Parashikohet që transferimi i Dybalës në klubin nga Buenos Aires të ndodhë pas Botërorit të këtij viti, një kompeticion ku prania e sulmuesit është ende në dyshim.

‘Të gjithë duam të luajmë me kombëtaren argjentinase, por nuk do të jetë e lehtë-deklaroi vetë futbollisti-duhet të rigjej ritmin dhe vazhdimësi në aktivizim me Romën. Objektivi im është të jem në Botëror, por gjithçka varet nga klubi im’.

Në intervistën e tij, Dybala u ngacmua edhe në lidhje me transferimin e mundshëm te Boca. ‘Do të ishte fantastike-u përgjigj Dybala-por aktualisht luaj për Romën dhe duhet të mbrojë këtë fanelë. Por nuk i dihet kurrë’.

Paulo Dybala që në këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 4 assist në 23 ndeshje, në rast transferimi te Boca Juniors do të ritakohej me Leandro Pardes me të cilin e lidh një miqësi e ngushtë.

Top Channel