“Tirana nuk po qeveriset”/ Braçe flet në “Shqipëria Live” për kandidaturën në kryeqytet: Rama nuk ka komentuar, as nuk kam folur me të Në Gjirokastër ka nisur një proces i rëndësishëm në mbrojtje dhe menaxhim të kafshëve të rrugës.
Shërbimi veterinar pranë bashkisë ka zbritur në terren për të kryer vaksinimin dhe matrikullimin e katërputroshëve, duke synuar kontrollin dhe identifikimin e tyre në mënyrë më të organizuar.
Ky aksion vjen si përgjigje ndaj pranisë së shtuar të qenve endacakë, veçanërisht në zonën muzeale dhe në lagje të ndryshme të qytetit, ku shqetësimi i qytetarëve ka qenë i vazhdueshëm.
Përgjegjësja e sektorit, Adelina Haxhiraj, bëri me dije se ky është vetëm hapi i parë i një plani më të gjerë. Sipas saj, në një fazë të dytë parashikohet edhe sterilizimi i kafshëve, si një masë e domosdoshme për të frenuar shtimin e pakontrolluar të tyre.
Autoritetet vendore theksojnë se ky proces synon jo vetëm rritjen e sigurisë publike, por edhe përmirësimin e kushteve të trajtimit për kafshët e rrugës, në përputhje me standardet e kujdesit veterinar.
Top Channel