Pastrohet Divjaka në prag të sezonit turistik, aksion vullnetar në pyll dhe 14 km vijë bregdetare

28/04/2026 12:22

Plazhi i Divjakës është pastruar nga mbetjet. Puna ka nisur prej tre ditësh dhe do të vazhdoj pa ndërprerje edhe javën e ardhshme.

Në këtë nismë janë angazhuar forcat e ushtrisë, punonjësit e agjencisë së zonave të mbrojtura si edhe strukturat e Bashkisë Divjakë.

Grupet pjesëmarrëse filluan heqjen e mbetjeve të plastikës nga pylli me pisha në pjesën qendrore të plazhit, me qëllim rikthimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në një nga zonat më të frekuentuara turistike të vendit.

14 km vijë plazhi do të pastrohet për tu bërë gati në sezonin turistik edhe me mjete të mekanizuara.

Aksioni synon jo vetëm përmirësimin e imazhit të plazhit në prag të sezonit turistik, por edhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për ruajtjen e natyrës.

Top Channel