Kthehu banesën në call center mashtrues, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë

28/04/2026 11:07

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare që dyshohet se ka mashtruar shtetas të huaj përmes investimeve në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, kanë ndërhyrë në apartamentin e shtetases M. S., në rrugën “Tish Daija”, i cili ishte përshtatur si call center për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit, policia sekuestruar 13 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 5 celularë dhe prova të tjera materiale që do të shërbejnë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Top Channel