Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, autorët mbeten në arrati
Një ditë më parë, është arrestuar në Brazil Ervin Mata, i akuzuar nga drejtësia shqiptare për trafikimin ndërkombëtar të drogës.
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në “Shqipëria Live” procedurat e ekstradimit të tij nga Brazili dhe si do të funksionojë.
“Çfarë do të bëj SPAK? Hapi i parë hidhet me Prokurorinë e Posaçem, sepse kjo e fundit e ka shpallur në kërkim Ervin Matën për trafikimin e kokainës në Europë. Por duhet parë një herë nëse Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me Brazilin. Do të jetë vetë Brazili që do të kontrollojë kartelën e Ervin Matës.
Nëse Ervin Mata do të ketë probleme me Brazilin, atëherë Brazili do të vendosë nëse Mata do të përballet me drejtësinë e tij dhe më pas ta ekstradojë në Shqipëri. Është SPAK që hedh hapin e parë që nis procedurat për këtë shtetas.
Do të shihet nëse do të bëhet me ekstradim apo me marrëveshje reciproke. Për çështje orësh, SPAK do të përpilojë dokumentet që të nisë ekstradimin e Ervin Matës”, tha ndër të tjera gazetarja.
Top Channel