Një situatë shqetësuese mjedisore është konstatuar në Pylli i Sodës, ku zona po ndotet nga mbeturina të shumta, kryesisht materiale plastike të firmave të ndryshme, pjesë automjetesh dhe inerte të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Sipas informacioneve paraprake, mbetjet janë shpërndarë në disa pika të pyllit, duke dëmtuar rëndë ambientin dhe duke krijuar shqetësim për qytetarët që frekuentojnë zonën.
Në vendet ku janë gjetur pjesë makinash ka mbërritur edhe policia, e cila është njoftuar nga kalimtarë të rastësishëm për ndotjen që po i bëhet kësaj hapësire natyrore.
Burime bëjnë me dije se ka nisur hetimi për identifikimin e personave përgjegjës që kryejnë këto akte, ndërsa pritet ndërhyrje për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave ligjore ndaj ndotësve.
Top Channel