200 mijë dosje në Apel, ankohen avokatët në Elbasan: Harta e re gjyqësore ka dështuar, qytetarët pa drejtësi
28/04/2026 12:18
Rreth 200 mijë dosje flenë në Gjykatën e Apelit ndërsa proceset civile zgjatin mbi 10 vite.
Avokatët gjykojnë se harta e re gjyqësore ka dështuar ndërsa qytetarët nuk po marrin drejtësi.
Përfaqësuesit ligjorë gjykojnë, jo vetëm shtimin e numrit të gjyqtarëve të apelit, por edhe krijimin e të paktën dy gjykatave të reja apeli në Shqipëri.
Vetëm një avokat llogarit të ketë rreth 200 dosje që presin shqyrtimin në apel. Në të tilla kushte shqiptarët duket se për shumë vite do të vijojnë të vuajnë mungesën e drejtësisë.
Top Channel