Në kërkon para, atëherë duhet të nxitosh në kultivim. Ylli Kiçi, nga fshati Sulzotë i Divjakës thotë se fruti i freskisë është gati për konsumatorët, sipas tij ky është momenti ideal për të fituar para.
“Ej shqiptarë, jemi gati me shalqinin bio të Divjakës. Unë kam një javë që kam dalë në treg dhe çmimi fillestar ka qenë 200 lekë/kg, ndërsa tani 150 lekë/kg. Kushtet klimatike na sollën më shpejt në treg, unë këtë produkt e kam mbjellë më 20 janar dhe ja ku jam në prill në treg. Shikoni, është bio dhe mjalt i ëmbël”, tha fermeri Ylli Kiçi.
Fermeri 34-vjeçar tregon se kjo leverdi financiare nuk vazhdon gjatë gjithë sezonit. Një vit më parë, në një sipërfaqe toke prej 4 ha, ai nuk arriti të shesë asnjë kg dhe kjo sepse pronarët e pikave të grumbullimit nga tregtarë kanë filluar të bëhen prodhues e fermerë.
“Kulmi i çmimit të mirë vjet ka qenë muaji maj-qershor, ndërsa në gusht ra fare, sa që ishte fat nëse e shisje me 4 lekë/kg. Madje unë 4 ha nuk i shkula fare, mu zverdh shalqini në fushë. Shiko, pikat e grumbullimit po e mbysin fermerin, ato bëhen 3-4 bashkë dhe nuk e marrin më prodhimin tonë. Ato kanë shalqinin dhe tregun, e ne mbesim pa hiç”, tha fermeri, Ylli Kiçi.
E pavarësisht kësaj, Ylli vazhdon të bëjë thirrjen se mbi prodhimin Made in Albania ai thotë se produktet e importit mund të na konkurrojnë vetëm me çmimin për shkak të politikave të subvencionimit, por shija dhe aroma e produkteve vendase nuk ka të krahasuar.
Top Channel