“I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë
Jack Grealish është kthyer në qendër të vëmendjes, por jo për arsye sportive.
Tabloidit britanik The Sun ka publikuar imazhe të mesfushorit anglez në një gjendje të sikletshme i rënë në karrige në një bar rooftop në Manchester, ndërsa miqtë e tij mundoheshin ta zgjojnë.
Incidenti ka ndodhur më 25 prill, kur Grealish doli pasdite me miqtë në lokalin “Stories” në Manchester. Sipas dëshmitarëve të cituar nga The Sun, futbollisti 30-vjeçar kishte pirë tepër gjatë sesionit të pasdites, derisa u fotografua i fjetur në karrige foto që shpejt u bënë virale në rrjetet sociale.

E gjitha kjo ndodh ndërkohë që Grealish është jashtë fushave që prej 18 janarit, pas një frakture stresi të pësuar gjatë ndeshjes kundër ish-klubit të tij Aston Villa. Mesfushori anglez është me huazim te Everton nga Manchester City dhe ka mbyllur sezonin para kohe, duke lënë pas 22 paraqitje me 2 gola dhe 6 asiste.
Nuk është hera e parë që Grealish përfundon në titujt e gazetave për sjellje jashtë fushave lojtari ka një histori të njohur publike të incidenteve të ngjashme gjatë karrierës së tij.
Top Channel