Tensione në NATO, analiza e BBC: Aleatët evropianë kundërshtojnë presionin e SHBA ndaj Spanjë, situatat mund të dobësojnë kohezionin e aleancës
Tensionet mes Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) dhe Hezbollahut janë rritur sërish, pavarësisht armëpushimit të zgjatur së fundmi.
Në ditët pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për një zgjatje tre-javore të marrëveshjes mes Izraelit dhe Libanit, të dyja palët kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për shkelje.
Sipas ushtrisë izraelite, incidenti më i fundit ndodhi në jug të Liban, ku Hezbollah dyshohet se ka lëshuar dronë shpërthyes drejt trupave izraelite. “Ky është një tjetër shkelje e hapur e armëpushimit”, deklaroi IDF, duke shtuar se nuk ka raportime për të lënduar.
Nga ana tjetër, Hezbollahu pretendon se ka kryer disa sulme ndaj forcave dhe dronëve izraelitë, duke i cilësuar si reagim ndaj shkeljeve të vazhdueshme nga Izraeli.
Grupi libanez tha se vetëm gjatë së premtes ka ndërmarrë pesë operacione, në përgjigje të veprimeve të ushtrisë izraelite.
Situata në kufirin jugor të Libanit mbetet e tensionuar, ndërsa armëpushimi duket i brishtë dhe rrezikon të prishet në çdo moment.
Top Channel