Më shumë cilësi, më shumë eksperiencë dhe më shumë alternativa të një niveli të larte; shkurt një Milan për Champions League; kjo është ajo që kërkon Massimiliano Allegri dhe për të cilën po punojnë Igli Tare dhe Giorgio Furlani që pas të rejave pozitive në lidhje me Goretzkën që do të largohet nga Bayerni me parametra zero, tani kanë marrë edhe ‘po’ e Alexander Sorloth.

Sulmuesi norvegjez që i kishte hapësirat e kufizuara nga Griezmann dhe Alvarez, në muajin janar pa që Atletico Madrid t’i bashkohet edhe Lookman, duke konfirmuar raportin jo të ngrohtë me trajnerin Diego Simeone. Ky i fundit e ka aktivizuar në 48 ndeshje, por vetëm në gjysmën e tyre, Sorloth ka qenë titullar dhe për këto arsye Sorloth kërkon sfida të reja dhe nuk është një rastësi që emri i tij në merkaton e janarit u lidh me atë të Juventusit. Dëshira  për një sfidë të re e tërheq 31 vjeçarin që ka kërkuar të presë fundin e sezinit edhe për faktin se Atletico Madrid është i impenjuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, por e ka mafrrë vendimin që të ndryshojë skuadër në muajt e verës.

Përpara dy vitesh, Los Colchoneros paguan 32 milionë euro për të dhe sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, oferta e duhur mund të kapë vlerën e 20 milionë euro plus bonuset edhe pse besohet se në Spanjë do të rrisin pretendimet me shpresën për ta shitur pas Botërorit që mund të jetë një vitrinë e rëndësishme. Alternativat çojnë gjithnjë te Dusan Vlahovic, Robert Lewandowski dhe Nicolas Jackson.

Top Channel