Kupa e Gjermanisë/ Stuttgart mundi Freiburgun pas shtesës dhe kalon në finale ku e pret Bayern Munich
Bayerni i Mynihut festoi me një fitore të çmendur titullin kampion të Bundesligës. Skuadra bavareze arriti të mposhtë me përmbysje Mainzin në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 4-3, duke i dhënë kështu edhe një mesazh Paris Saint Germainit për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.
Pjesa e parë ishte një katastrofë për të besuarit e Vincent Kompany që e mbyllën atë me disavantazhin 3-0 me Mainz që i ndëshkoi ata me golat e Kohr, Nebel dhe Becker të shënuar respektivisht në minutat 15, 29 dhe 47. Pas pushimit të ndeshjes u pa një tjetër Bayern që shpërtheu duke realizuar një përmbysje të çmendur duke shëniuar 4 herë.
Një seri golash që nisi me atë të Nicolas Jackson, për të vijuar me te Michael Olise dhe të Jamal Musialës, ndërkohë ai që vulosi përfundimisht këtë përmbysje ishte Harry Kane dhe sfida u mbyll 4-3 për Bayernin e Mynihut.
Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Heidenheim fitoi me St.Paulin 2-0, Koln humbi me Leverkusen 1-2, Augsburg barazoi me Eintracht 1-1, ndërsa Wolfsburg-Moenchengladbach përfundoi 0-0.
Top Channel