Në fshatrat e Novosejt dhe Shishtavecit, pranvera nis me një ritual që i ka rezistuar kohës.
Punimi tradicional i tokës me plug dhe kalë vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë për disa prej banorëve të zonës.
Mes tyre është edhe Ziadin Noka, i cili prej 46 vitesh punon tokën në të njëjtën mënyrë, duke ruajtur një traditë të trashëguar ndër breza. Çdo vit, ai kujdeset për kalin për muaj me radhë, për ta pasur gati në sezonin e mbjelljes së patates.
Në një terren të vështirë dhe të pjerrët, ku makineritë bujqësore nuk mund të depërtojnë, lërimi me kalë mbetet e vetmja zgjidhje. Një proces i lodhshëm, që kërkon shumë mund, por që vazhdon të mbajë gjallë një mënyrë jetese shekullore.
Kjo është një traditë që vazhdon të jetojë mes vështirësive, falë përkushtimit të fermerëve të zonës.
Top Channel