Përmbytjet katastrofike në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, mbi 380 të vdekur në të gjithë vendin 27/08 22:48
Policia në Patra ka arrestuar një djalë 12-vjeçar për grabitje nën kërcënimin e thikës, ndërsa është ngritur edhe një padi kundër nënës së tij për neglizhencë në mbikëqyrjen e një të mituri.
Sipas hetimit të autoriteteve, i mituri iu afrua një këmbësori dhe, nën kërcënimin e thikës, i mori një sasi të vogël parash. Incidenti ndodhi në një rrugë të qytetit, pa u raportuar për të lënduar.
Policia e lokalizoi 12-vjeçarin dhe e shoqëroi në shërbimin kompetent, ku u arrestua. Pritet që i mituri të dalë para Prokurorit të Gjykatave të Shkallës së Parë.
Top Channel