Svabianët u kualifikuan për të dytin sezon radhazi në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke tentuar të fitojnë trofeun e 5-të në historinë e tyre në finalen e 23 majit.

Stuttgart do të përballet me Bayern Munich në finalen e Kupës së Gjermanisë, e cila është planifikuar të zhvillohet më 23 maj në stadiumin olimpik në Berlin. Ata arritën të “përkulnin” Freiburgun 2-1 në kohën shtesë në “MHPArena” dhe u kualifikuan për të dytin sezon radhazi në finale, duke pretenduar trofeun e 5-të në historinë e tyre.

Skuadra mike hapi rezultatin në minutën e 28-të me Egestein, por Stuttgart arriti të barazonte në minutën e 70-të me Udav. Në 30 minutat shtesë, gjithçka po shkonte drejt gjuajtjes së penalltive, por goli i Thomas në minutën e 119-të, i asistuar nga Bouhanani, i dërgoi vendasit përsëri në ndeshjen finale në Berlin, ku do të përpiqen t’i privojnë Bayernit tfitoren e të dy trofeve sezonal në këtë sezon pas atij të Bundesligës.

Top Channel