Sulmi ajror izraelit në veri të Gazës, humbin jetën disa palestinezë, përfshirë tre fëmijë

23/04/2026 16:46

Pesë palestinezë, mes tyre tre fëmijë, u vranë nga një sulm ajror izraelit në veri të Rripit të Gazës, sipas mjekëve dhe ekipeve të emergjencës.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Beit Lahia, ku një dron goditi një grup njerëzish pranë një xhamie.

Viktimat janë identifikuar si Abdullah al-Abed (9 vjeç), Salah al-Abed (12 vjeç), Mohammad Balousha (14 vjeç), Alaa Balousha (46 vjeç) dhe Anas Abu Foul (19 vjeç).

Të enjten në mëngjes, për ta u mbajt një ceremoni mortore pranë spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte në shënjestër një person që e cilësoi si “terrorist”, i cili sipas saj po i afrohej trupave izraelite në zonën e ashtuquajtur Vijë e Verdhë dhe përbënte kërcënim të menjëhershëm.

Ndërkohë, një zëdhënës i Hamasit e dënoi sulmin, duke e quajtur atë “masakër të tmerrshme”.

 

Top Channel