Suedia zgjohet vonë dhe mbetet jashtë! Japonia merr atë që do dhe vijon ëndrrën në Botëror
Në Itali, prej kohësh po qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të Rafael Leaos nga Milani në merkaton e verës.
Tifozët kuqezi tashmë janë të pakënaqur me rendimentin e tij aq sa arritën deri aty sa ta fërshëllejnë në ndeshjen me Udinesen në San Siro.
Vetë Milani nuk e ka mohuar kategorikisht një shitje të mundshme të portugezit dhe tashmë duket se është vendosur edhe një çmim për të; 40-50 milionë euro. Por cilat janë klubet e interesuara për Rafael Leaon?
Sipas të përditshmes spanjolle AS, janë dy klube që po diskutojnë titullin në La Liga; Barcelona dhe Real Madrid e kanë shfaqur interesin e tyre, por nuk duhen harruar as Manchester City, Manchester United dhe Liverpool, siç po përflitet në orët e fundit në median britanike.
Top Channel