Më shumë të huaj në Vlorë, rriten me 47% kërkesat për punësim në qytetin bregdetar

23/04/2026 12:36

Dyfishohen kërkesat për leje qëndrimi në territorin e jugut të vendit.

Zyra e migracionit që mbulon bashkitë Fier-Vlorë-Sarandë dhe Berat, ka sqaruar se aplikimet kanë shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më pare.

Në katër muajt e parë të 2026-ës ka 47% më shumë aplikime se 3 mujori i vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Sektori i Migracionit në Vlorë, janë shqyrtuar dhe pranuar gjithsej 1229 aplikime për leje qëndrimi, duke përfshirë si aplikimet për herë të parë ashtu edhe rinovimet.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u regjistruan 648 aplikime, këtë vit ka 581 aplikime më shumë.

Për vetë shtetasit e huaj, eksperienca dhe arsyet e qëndrimit janë të ndryshme, por punësimi është ai që dominon. Trend në rritje të vazhdueshme janë pensionistët italianë që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri.

Sektori i ndërtimit dhe bujqësia po plotësohen me emigrantët indianë. Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e kërkesave për leje qëndrimi lidhet me arsye punësimi dhe vetëpunësimi, ndërsa kategori të tjera përfshijnë sportistët sezonalë, lëvizjen dixhitale, bashkimin familjar, studimet dhe pensionistët.

Kjo rritje tregon një interes në rritje për të jetuar dhe punuar në Vlorë, duke reflektuar zhvillimet ekonomike dhe sociale në zonë.

Top Channel