Një pistë e lindur gjatë merkatos së janarit mund të shtrohet përfundimisht gjatë muajve të verës. Curtis Jones vazhdon të gjejë shumë pak hapësite te Liverpool me trajnerin Slot në pankinë dhe mundësitë që ai të rinovojë kontratën që skadon në 2027 janë gjithnjë e më të pakta.

Inter gjatë janarit e kishte vënë në listën e blerjeve në rast se Frattesi do të largohej, por Liverpool në mesin e sezonit dhe me shumë futbollistë të dëmtuar nuk e lejoi largimin e tij duke bllokuar në të njëjtën kohë edhe largimin e Frattesit nga zikaltrit.

Sipas asaj që publikon ‘The Athletic’, skuadra e The Reds, pasi humbi verën e kaluar Trent Alexander Arnold me parametra zero, mund të lejojnë largimin e futbollistit në qershor me synimin për të mos e humbufr falas një tjetër aset të rëndësishëm.

Por çmimi i mesfushorit anglez pritet të jetë me ulje duke qenë se është vetëm pak muaj larg nënshkrimit me një skuadër tjetër. Kështu, Interi mund të hidhet sërish në sulm; në verë me shumë mundësi Frattesi dhe Mkhitaryan do të largohen nga Milano dhe mesfusha e Interit do të duhet të riformohet. Por në listë nuk është vetëm Curtis Jones, në ambientet zikaltër po përmenden edhe emrar e Aleks Stankovic dhe Manu Kone.

Top Channel