Analiza e BBC/ Kush e udhëheq Iranin? Ja cilat janë figurat e larta që marrin vendimet gjatë kohës së luftës 23/04 13:15
Në ditët e fundit Serbi po raportohen raste të shumta dhune dhe presioni ndaj qytetarëve që shprehin publikisht kritika ndaj pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiç.
Sipas materialeve video që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe raportimeve të mediave, disa qytetarë dhe aktivistë pretendojnë se janë përballur me sulme fizike dhe kërcënime nga persona të paidentifikuar, pas shprehjes së qëndrimeve kundër qeverisë.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet një burrë duke u pyetur në mënyrë agresive për qëndrimet e tij politike, pas së cilës pasojnë edhe goditje fizike. Rasti ka nxitur reagime të forta në opnionin në Serbi, duke hapur debat mbi lirinë e shprehjes dhe sigurinë e qytetarëve.
Top Channel