Kryeministri Rama njofton vijimin e punimeve në Fier-Patos-Fratar: 43.6 km që pritet të nxisin zhvillimin në Mallakastër
22/04/2026 08:32
Kryeministri Rama ka njoftuar për vijimin e punimeve në segmentin rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për zonën e Mallakastrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se ky segment prej 43.6 kilometrash pritet të sjellë zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe lehtësim të lëvizjes për banorët e zonës.
Ai e cilësoi investimin si pjesë të përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vend.
Top Channel