Të huajt për punë në Lezhë/ “Është shumë mirë”, dyfishohen kërkesat në muajt e parë të 2026-ës, kryesojnë filipinezët Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që fermat e blegtorëve që u prekën nga infeksioni i murtajës do të dëmshpërblehen. Forma e kompesimt nuk do të jetë me gjë të gjallë, por me vlerë financiare.
Murtaja e ruminatëve të vegjël një vit më parë u shfaq në mënyrë të shpejtë në 11 qarqe të vendit, numri i deleve dhe dhive që u asgjesuan nga trupa e veterinerëve shkoi afërsisht në 2000 krerë.
Duhet të kemi parasysh që AKVMB me mbylljen e vitit 2025, bëri një analizë të plotë të gjithë dëmëve të shkatuara nga murtaja e rumininatëve të vegjël në Shqipëri. “Thashë se janë dëmtuar afërsisht 2000 krerë bagëti dhe është gati VKM-ja për dëmshpërblimn e fermerëve të dëmtura nga kjo sëmundje. Pra ne sot kemi një liste me emrat e fermerëve qarqet dhe numrin e kafshëve, si dhe vlerën financiare që ata do të përfitojnë.
Edhe sëmundja u largua, më 30 mars të këtij vit infeksoni që u mer jetën bagëtive u shfaq sërisht, kësaj here vatra e parë qe në zonën e Dibrës, ku u eleminuan 220 dele.
Është një sëmundje që ekziston në pjesën më të madhe të rajonit, nuk kishte se si ne të ndodheshimin imun ndaj këtij infeksioni. Po këtë që vit kemi shfaqjen e një rasti në Qarkun eDibrës, një rast i izoluar në të cilin janë marrë të gjithë masat për të ndaluar përhapjen e këtij infeksioni”, tha Roland Meçaj, drejtor i përgjithshëm AKVMB.
Sëmundja e murtajës, prek vetëm bagëtinë e imët, kjo sëmundje nuk trasmetohet tek njeriut, e pavarësisht kësaj mishi dhe produktet me origjinë shtazore të prodhuara nga kafshët e infektura nuk duhet të shkojë në tryezën e konsumatorit.
Top Channel