Të huajt për punë në Lezhë/ “Është shumë mirë”, dyfishohen kërkesat në muajt e parë të 2026-ës, kryesojnë filipinezët Refat Çela është një nga ata fermerë që të mbjellat ia mori lumi. E pavarësisht kësaj, ai gjeti sërish mundësinë për të rimbjellë serat e tij.
“Unë kam 7 dynym sera e rimbolla përsëri me ndihmën e shoqërisë. Dëmi ekonomik mua më është shkaktuar 20 mln lekë, plus 20 të tjera që i hodha. Por dëmshpërblimi duhet të ishte dhënë që në janar, që edhe ai që s’pati mundësi për t’i rimbjellë t’i kishte serat plot dhe jo bosh”, shprehet Refat Çela, fermer.
Pas sjelljeve kapriçoze të motit, fermeri thotë se edhe kësaj here kundër tij janë grumbulluesit, sepse çmimin e trangullit nuk po e përcakton as cilësia dhe as kërkesa, por vetëm pikat e grumbullimit.
“Ky është prodhimi ynë. Para 1 jave ishte 1000 lekë/kg, ndërsa sot kushton 400 lekë/kg, ndërkohë që vetëm kostot i ka 7000 lekë/kg. Se ku po shkojmë ne nuk e di unë.”, shton fermeri Çela,
Rritja e kostove të prodhimit për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme, nga ana tjetër edhe dëmshpërblimet e vonuara nuk po dëmtojnë vetëm njerëzit e tokës, por edhe konsumatorët, ku sot perimet po i blejmë më shtrenjtë se një vit më parë.
Top Channel