Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, kush merr drejtimin përkohësisht
Shishtaveci, një nga perlat turistike të veriut të vendit, po përballet sot me një realitet krejt ndryshe.
Në vend të peizazheve të pastra që tërheqin vizitorë, zona është përfshirë nga ndotja e mbeturinave urbane, të shpërndara në shumë hapësira.
Situata rëndohet edhe më tej nga mungesa e koshave të mbeturinave dhe shërbimit të rregullt të pastrimit, duke e lënë zonën pa asnjë menaxhim bazë të mbetjeve.
Një tjetër problem shqetësues mbetet infrastruktura. Sipas kryetarit të fshatit Shishtavec, Mehmet Bala, rruga hyrëse e zonës, edhe pse ka pasur ndërhyrje, është dëmtuar dhe vështirëson lëvizjen.
Shishtaveci mban një peshë të rëndësishme në turizmin e Kukësit, por pa ndërhyrje konkrete, ndotja dhe problemet infrastrukturore rrezikojnë seriozisht të ardhmen e tij si destinacion turistik.
Top Channel