Bayerni i Mynihut u kthye të vendosë diktatin e tij në futbollin gjerman. Kur kanë mbetur 4 javë nga fundi i Bundesligës, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany fitoi matematikisht titullin kampion ne fitoren 4-2 ndaj Stuttgartit, një ndeshje ku Luis Diaz dha dy asiste.

Për kolumbianin ky është titulli i dytë i fituar që nga nga transferimi i tij në Gjermani, pas Superkupës të fituar në muajin gusht. Megjithatë Diaz duket se nuk është i kënaqur me atë çfarë ka arritur deri tani

Pas sfidës dhe festimeve, Luis Diaz foli për mediat zyrtare të Bundesligës ku e bëri të qartë ambicien e tij. Bayerni ka shanse për të realizuar tripletën e trofeve; është në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ku do të përballet me Bayer Leverkusen dhe po kështu është në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve ku do të përballet me PSG

Në këtë kompeticion Luis Diaz është një prej protagonistëve duke shënuar në të dyja ndeshjet çerekfinale me Realin e Madridit e megjithatë kolumbiani e di shumë mirë që puna nuk ka mbaruar pasi Bayerni i tij do të duhet të përballet me kampionët në fuqi të Evropës, Paris Saint Germain.

‘Jam shumë, shumë i lumtur. Është një ndjesi e pabesueshme, ishte ajo që doja, ajo që shpresoja kur erdha te ky klub. Falenderoj Zotin për gjithçka, po konkurrojmë shumë mirë dhe fitova titullin e parë të Bundesligës. Shumë i kënaqur për punën që po bëhet, duhet ta shfrytëzojmë-u shpreh Luis Diaz për të përditshmen AS.

Sulmuesi këmbënguli në rëndësinë për të ruajtur përqendrimin për atë që vjen në vijim.

‘Duhet të jemi të fokusuar te objektivat që kemi, sepse nuk mund të shpërdendrohemi-vijoi Luis Diaz-kemi një grup fantastik, kemi menaxhuar gjithçka shumë mirë dhe po duken frytet e punës së bërë. Jam i lumtur që jam në këtë klub, është një familje e madhe.Duhet të kërkojmë më shumë, kemi shumë uri’.

Top Channel