Rrezikuan pushuesit duke lëvizur me mjete lundruese në afërsi të bregut, 10 milionë lekë gjobë për dy të rinjtë Një vatër zjarri është regjistruar buzë lumit Shkumbin, në territor jashtë zonës së ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për djegie gomash në ambient të hapur, e cila ka shkaktuar shtëllunga tymi dhe shqetësim tek banorët përreth.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, bën me dije se autoritetet sqarojnë se kjo ngjarje nuk ka lidhje me aktivitet në territorin e ish-Kombinatit Metalurgjik.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e plotë të flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa vijon puna për normalizimin e situatës.
Top Channel