Në 3-mujorin e parë të vitit Parku arkeologjik i Kalasë “Rozafa” në Shkodër rezultoi si siti më i vizituar në Shqipëri dhe në rajon me mbi 16 mijë vizitorë.
Ky lajm pozitiv vjen me zhvillime të rëndësishme për këtë kala pasi së shpejti do t’i nënshtrohet një rijetëzimi të plotë që shkon në mbi 1 milion euro.
Në këtë periudhë në kalanë “Rozafa” gjen turistë nga vende të ndryshme të botës.
“Jemi nga Zvicra, kemi mbërritur dje në Shkodër dhe sot po vizitojmë kështjellën. Është shumë e bukur dhe e pastër që është e rëndësishme, pastaj pamja është fantastike”, shprehet vizitori nga Zvicra.
“Jemi nga Belgjika dhe është hera e parë në Shqipëri. Është fantastike çdo gjë për ne. Kalaja është unike, pastaj pamja nga këtu është shumë e veçantë”, thotë turistja nga Belgjika.
Ky projekt i mbështetur nga BERZH dhe Bashkimi Evropian, me implementues Fondin Shqiptar të Zhvillimit, pritet ta transformojë këtë monument në një hapësirë ndryshe kulturore, turistike dhe edukative, duke përmirësuar infrastrukturën dhe përvojën e vizitorëve dhe duke ruajtur vlerat e saj historike dhe arkitektonike.
Top Channel