Ditë historike në Bundesligë, debutoi trajnerja e Union Berlin, por skuadra e saj humbi
Hoffenheim i dorëzon praktikisht Bayernit titullin në Bundesligën gjermane. Pasditen e kësaj të shtune, kjo skuadër mposhti Borussian e Dortmundit me rezultatin 2-1 me bavarezët që mund të festojnë titullin që këtë të dielë.
Autori i të dy golave për Hoffenheimi ishte Kramaric që i shënoi të 2 me penallti, ndërkohë që për verdhezinjtë, Guirassy shënoi golin e barazimit të përkohshëm. Kështu Dortmund mbetet me 64 pikë dhe do të mbyllë kampionatin me 76 pikë nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura.
Pra nuk do të mund të arrijnë Bayernin e Mynihut që në ndeshjen e kësaj të diele me Stuttgartin do t’i mjaftojë edhe një barazim për të mbyllur matematikisht llogaritë e këtij kampionati të dominuar nga fillimi deri në fund.
Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Werder Bremen fitoi me Hamburgun 3-1 me këtë të fundit që e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve në kladsifikim, ndërkohë që Bayer Leverkusen u mund në shtëpi nga Augsburg 1-2.
Top Channel