Shkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, pranga 29-vjeçarit në Elbasan

16/04/2026 12:12
Foto ilustruese

Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident.

Sakaq blutë bëjnë me dije se shtetasi M. S., 29 vjeç në aksin rrugor “Peqin-Elbasan” ka përplasur automjetin e shtetasit F. P., ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. S., 29 vjeç, pasi në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur u përplas me automjetin me drejtues shtetasin F. P., me pasojë vetëm dëme materiale.

Top Channel