Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës dhe kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin S. K., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Pavarësia”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel