Netanyahu përgatit sulmin ndaj Iranit, Izraeli vendos ushtrinë në gatishmëri maksimale, SHBA shqyrton negociatat me Teheranin
12/11 12:58
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bisceglie të Italisë, ku një çift ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së tyre gjatë një konflikti familjar.
Viktimat janë identifikuar si Patrizia Lamanuzzi dhe Luigi Gentile, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
Forcat Carabinieri kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Autoritetet po shqyrtojnë disa pista, mes tyre mundësinë që 61-vjeçari të ketë shtyrë bashkëshorten e tij 54-vjeçare, duke shkaktuar rënien e saj dhe më pas edhe vdekjen e tij, ose që rënia të ketë ndodhur aksidentalisht gjatë përplasjes mes tyre.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar saktësisht shkaqet e tragjedisë.
Top Channel