Goditja e grupit kriminal të trafikut të kokainës, SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen mbi 12 mln euro dhe 89 automjete, lëshohen 11 urdhër-arreste Një person ka humbur jetën në Shënkoll të Lezhës pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me elektricitetin.
Sipas informacioneve të para dyshohet se viktima ra në kontakt me elektricitetin teksa peshkonte pranë urës së ‘Prekanit” në Shënkoll.
Sipas korrespondentes së Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda, viktima ishte shtetasi Sazan Sula.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plote të shkaqeve të kësaj ngjarje te rende.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel